Ministrja e Mbrojtes, Radmilla Sheqerinska sot dhe nesër në selinë e NATO-s në Bruksel, së bashku me ministrat e mbrojtjes së vendeve anëtare do të merr pjesë në takimet e Këshillit të Veriatlantike.
Pas nënshkrimit të protokollit për anëtarësim, Maqedonia e Veriut në mënyrë aktive merr pjesë në të gjitha takimet e Aleancës, ndërsa pas mbarimit të periudhës së ratifikimit, vendi ynë si anëtare e plotë do të ketë të drejtën e votës.
Në takime, ministrja Sheqerniska do të përshkruajë qëndrimin e Maqedonisë së Veriut në lidhje me misionet dhe operacionet e Aleancës, trajtimin dhe ndërtimin e rezistencës ndaj kërcënimeve hibride dhe rritjes së buxhetit për mbrojtje.
Comments are closed for this post.