Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë së Veriut sot përsëri do ta shqyrtojë raportin për shkarkimin e kryetarit të Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski, njofton Portalb.mk.
Anëtarët e Këshillit gjysmë ore përpara fillimit të seancës kanë mbajtur kolegjium. Kryetari i Këshillit, Kiro Zdravev, konfirmoi se ka pikë për shkarkimin e një kryetari gjykate, por nuk tregoi se për kë bëhet fjalë, për shkak të fshehtësisë së procedurës. Shkarkimi i Vangellovskit ka qenë në rend dite për shkarkim më 17 korrik, por është shtyrë për shkak se anëtari i ri i Këshillit, Milazim Mustafa, ka thënë se i duhet kohë që ta shqyrtojë lëndën dhe të vendos se si të votojë.
Shkarkimi i Vangellovskit është propozuar së bashku me dy gjyqtarë të tjerë suprem, të cilët së bashku i mbivotuan dy kolegë në këshillin penal të Gjykatës Supreme, me çka ia hoqën paraburgimin Sead Koçanit, i cili atëherë ishte i arratisur.
Këshilli gjyqësor duhej të diskutojë për shkarkimin e Vangellovskit edhe një seancën e 10 qershorit, por Kryetari i ri i Këshillit, Kiro Zdravev, vuri në rendin e ditës tre gjyqtarë të tjerë, dy prej të cilëve janë suprem, ndërsa iniciativë për shkarkimin e tyre kishte paraqitur pikërisht Vangellovski.
Ndryshe, opinioni e dëgjoi Vangellovskin në bombat duke kurdisur një lëndë gjyqësore me ish-ministrin Mile Janakieski, pastaj në diskutimin e një zyrtari të qeverisë me bashkëbisedues ku shpalosin momente komprometuese për të. Në një raport të veçantë e ka theksuar edhe prokurorja speciale Katica Janeva si gjykatës, kryetari i gjykatës më të lartë, i cili kryen ndikime partiake dhe direktiva, por deri më sot, ai nuk ka dhënë dorëheqje.
Comments are closed for this post.