Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski sot gjatë seancës në Kuvend ku në rend të ditës është votimi i ministrave të rinj, e pyeti kryeministrin Zoran Zaev se a është shkarkuar ministri i Financave, Dragan Tevdovski vetëm pse ka refuzuar që të nënshkruaj huamarrjen për ndërtimin e Qendrës së re Klinike.
“Së pari thoni se Tevdovski do ju bëhet këshilltar, ndërsa sot ai ju tha cao amore”, tha Dimovski.
Dimovski tha se kjo qeveri nuk mund të japë rezultate të mëdha sepse, sipas tij, në 10 muajt e mbetur nuk ka kohë të mjaftueshme ose të hartohen dokumentet e projektit dhe vendosen gurthemelet.
Comments are closed for this post.