Zyrat popullore të Presidentit jepen me qira. Ish kryetari i shtetit Gjorge Ivanov ka mbyllur të gjitha zyrat përmes të cilave ka komunikuar me qytetarët, ndërsa presidenti i ri Stevo Pendarovski, planifikon t’i shndërrojë në qendra rinore. Kontakti i vetëm i qytetarëve për ankesa, iniciativa ose lutje me presidentin e shtetit mbetet përmes postës”.
Nga kabineti i presidentit nuk japin detaje për buxhetin vjetor që parashikohet për zyrat popullore. Sipas tyre, pas analizës që është në hartim e sipër, do të dihet qëllimi dhe shuma e mjeteve për të njëjtat zyra.
Është hartuar analiza për zyrën popullore në Shkup dhe është konstatuar që me qëllim realizimin e programit dhe projekteve të presidentit Pendarovski, vendi ku ka qenë e vendosur zyra do të ruhet me qëllim organizimin e aktiviteteve të dedikuara për të rinjtë por edhe si skenë alternative”. – theksuan nga Kabineti i Presidentit
Zyra të tilla ka pasur edhe nëpër qytete tjera, por siç bëjnë me dije nga Vodno, të gjitha janë mbyllur me vendim të ish presidentit Ivanov. Në objektet ku kanë qenë të vendosura përfaqësitë e presidentit, nuk ka mbetur asgjë që le të kuptohet se më herët kjo hapësirë është shfrytëzuar për komunikim me institucionin më ta lartë në shtet. Zyra në Shkup ishte pikëtakimi ku protestuesit ndaleshin dhe akuzonin apo falënderonin ish presidentin për vendimet e tij. Në vitin 2016 “Revolucioni laraman” i kishte demoluar dhe kishin vënë flakën zyrës popullore, si revoltë kundër abolimit që Ivanov e aplikoi aso kohe ndaj dhjetëra funksionarëve të pushtetit dhe opozitës aso kohë. Një vit më vonë, në protestat “Për Maqedoni të përbashkët”, protestuesit ndaleshin dhe falënderonin ish kreun e shtetit Ivanov për mos dhënien e mandatit me qëllim formimin e Qeverisë sipas “Platformës së Tiranës”. /Alsat/
Comments are closed for this post.