Mesfushori i Arsenalit, ka thënë se mungesa e Henrikh Mkhitaryanit në finale të Ligës së Evropës është zhgënjyese, por ka shtuar se ai dhe bashkëlojtarët e tij do të tentojnë ta fitojnë titullin për armenin.
Henrikh Mkhitaryan nuk ka udhëtuar me skuadrën e tij në Baku të Azerbajxhanit për finalen e Ligës së Evropës, ku Arsenali do të përballet sonte me Chelsean, për shkak të shqetësimeve për sigurinë e tij, transmeton Gazeta Express.
Mkhitaryani do të ishte i rrezikuar për shkak të kombësisë së tij armene. Dy vendet, Azerbajxhani dhe Armenia kanë qenë në luftë për malet Nagorno-Karabakh që nga viti 1988, mirëpo ato janë në armëpushim që nga viti 1994.
Kapiteni i Arsenalit, Laurent Koscielny, ka thënë se finalja e Ligës së Evropës nuk duhej të ishte mbajtur në Baku, pasi Mkhitaryani bëri të ditur se ai nuk do të udhëtojë me skuadrën e tij.
Ndërsa, disa orë para finales, mesfushori Xhaka ka bërë të ditur se ata janë të zhgënjyer nga mungesa e Mkhitaryanit, por duan ta fitojnë titullin për armenin.
“Natyrisht që jemi të zhgënjyer që ai nuk është këtu. Ai është shumë i rëndësishëm për ne, brenda dhe jashtë fushës… ne duam t’ia dhurojmë atij një trofe, gjithashtu”, ka thënë Xhaka para finales që zhvillohet sonte.
UEFA pretendon se i kishte dhënë Mkhitaryanin siguri për të luajtur në finale, duke insistuar se kishin biseduar edhe me autoritet përgjegjëse në Azerbajxhan. Përkundër kësaj, Arsenali bëri të ditur se armeni s’do të udhëtojë me skuadrën.
Mkhitaryan i ka bërë gjithsej 11 paraqitje në këtë sezon të Ligës së Evropës. Në këto ndeshje, ai ka kontribuar me tri asiste.
Comments are closed for this post.