“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot ishte në vizitë të parë te Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski.
Në vetë fillimin Kryetari Xhaferi ia uroi Presidentit Pendarovski marrjen e funksionit të Presidentit të shtetit dhe i uroi sukses në përmbushjen e kësaj detyre më të lartë shtetërore.
Në vazhdim, bisedonin për situatën aktuale në vend, për pritjet e qytetarëve dhe bashkërisht konstatuan se është me rëndësi esenciale që të gjitha institucionet në shtet, mirëpo edhe të gjithë faktorët që janë pjesë e jetës shoqërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në periudhën e ardhshme ti orientojnë kapacitetet dhe potencialin e përgjithshëm në realizimin e hapit të ardhshëm të rëndësishëm të integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut – dhe ky është marrja e datës për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.
Në këtë drejtim, Presidenti Pendarovski e potencoi rëndësinë e Kuvendit në realizimin e agjendës reformuese dhe dimensionit parlamentar në realizimin e interesave të Republikës së Maqedonisë së Veriut në planin ndërkombëtar.” – thonë nga shërbimet e informimit me publikun të kabinetit të Kryeparlamentarit Talat Xhaferi.
Comments are closed for this post.