Prokurorja Speciale, Katica Janeva në një intervistë për gazetarët tha se ajo do të qëndrojë në krye të PSP-së deri në përfundimin e mandatit, që është data 15 shtator të këtij vit. Por, ajo precizoi se nëse forcat politike arrijnë në një marrëveshje dhe sjellin ligj të ri para skadencës, atëherë do të vazhdojmë punën. Ajo shtoi se nëse do të ketë rizgjedhje të prokurorëve, është diçka krejt normale në një vend demokratik dhe se sërish ajo do të konkurrojë për këtë pozicion në PSP.
“Mandati im skadon në shtator, kjo sipas Ligjit për Prokurori Publike. Unë në krye të këtij institucioni do të qëndroj deri në fund, deri sa të mund të jem prokuror special, jo pse dua por sepse vlerësoj se e meritoj që të jem në krye të këtij institucioni. Nëse në vendin tim do ketë një rizgjedhje të prokurorëve, ajo është diçka normale në një vend demokratik dhe unë do konkuroj sërish për t’u bërë prokuror special”- deklaroi Katica Janeva, prokurore speciale.
Comments are closed for this post.