Një vizatim i qelisë së burgut i bërë nga presidenti i ndjerë i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, u shit në një ankand në Nju Jork për 112,575 dollarë.
Vlera e vizatimit “Dera e Qelisë”, i cili u përfundua nga Mandela në vitin 2002, i tejkaloi pritjet prej 60 mijë deri në 90 mijë dollarë.
Qelia i përkiste burgut në Roben Ajllënd, pranë Kejp Taunit, shkruan rel.
Mandela ka qenë i burgosur atje, përpara se të bëhej president. Ai ka qenë në burg 27 vjet dhe ka frymëzuar luftën kundër aparteidit. Mandela ka vdekur në vitin 2013.
Comments are closed for this post.