Pesë persona sot në Gostivar janë kafshuar nga qentë endacak. Jo zyrtarisht, bëhet fjalë për të njëjtin qenë që i ka sulmuar barorët e Gostivarit.
Sulmin endacaku e ka kryer te parku i madh i qytetit në afërsi të Palestrës sportive te qytetit. Sulmi i parë ka ndodhur rreth orës 8 të mëngjesit, kurse sulmi i fundit në ora 11.
Personi më i ri i sulmuar është 23 vjeçar, më i moshuari 62 vjeçar. Dy persona të sulmuar janë të gjinisë mashkullore dhe tre të gjinisë femerore.
Ne të njëjtin vend, ditën e djeshme ishte sulmiar një fëmije 7 vjeçar. Të gjithë personat janë jashtë rrezikut për jetë. Ata kanë marrë ndihmë mjekësore në repartin e urgjencës në Spitalin e Gostivarit. Rastet i konfirmojnë nga spitali i Gostivarit dhe nga Policia. Për detaje të hollësishme pritet, policia të dalë gjatë ditës së nesërme
Comments are closed for this post.