Ministrja për punë dhe politikë sociale Milla Carovska i vlerësoi si lajme të reme informatat se po planifikohet ndryshim i rregullave të familjes, ku siç thotë, është pozicionuar si definicione mes grua dhe burrë, ndërsa prindërit janë të shënuar me ëma dhe babai e jo prindi 1 dhe prindi 2. Kjo, siç thotë Carovska, është rregulluar në ligjin për familje, ndërsa ndryshimet nuk janë në procedurë Kuvendare, e as në rend dite në Ministri.
“Është e trishtë që në Maqedoni të Veriut lejohen të shpërndahen lajmet e rreme më shpejtë se të vërtetat. Për momentin në Kuvend po flitet për ligjin për mosdiskriminim. Ligji për familje as që është në rend dite, madje as në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale. Me ligjin për mosdiskriminim, ashtu si në gjitha shtetet e zhvilluara europiane, është i rregulluar sistemi për mbrojtje nga diskriminimi”, deklaroi sot Carovska.
Ajo dërgoi lutje deri tek mediat dhe qytetarët të mos bien pre e lajmeve të rreme dhe manipulimeve që i bënë opozita e cila për dhjetë vite ka qeverisur me frikë dhe manipulime dhe kjo sot nuk guxon të ndodhë, tha Carovska.
Comments are closed for this post.