Kryeministri Hristijan Mickoski, së bashku me delegacion qeveritar në përbërje të të cilit janë zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Igor Janushev, si dhe drejtori i Drejtorisë për Zonat Zhvillimore Teknologjike Industriale, Goce Dimovski, koordinatori nacional për turizëm, Akan Mahmut dhe përfaqësues të disa institucioneve shtetërore, gjendet në vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Siç bëjnë të ditur nga Pres shërbimi qeveritar, Mickoski dhe delegacioni qeveritar do të realizojnë takim me kryetarin e EBA-s, njëkohësisht udhëheqësin e Emiratit të Abu Dabit, Sheikun Muhamed bin Zajed Al-Nahjan me ftesën e të cilit realizohet kjo vizitë në EBA.

Kryeministri Mickoski dhe delegacioni qeveritar do të zhvillojnë takim edhe me Sheikun Mohamed bin Rashid Al Maktum, udhëheqës i Dubait, zëvendëskryetar dhe kryeministër i EBA-s.

Gjatë vizitës, janë planifikuar më shumë takime në nivelin më të lartë, si dhe takime me holdingun zhvillimor të Abu Dabit, me kompaninë shtetërore investuese “Mubala”, si edhe me kompaninë shtetërore energjetike “Masdar”, si dhe takime me disa Oda ekonomike, me qëllim shqyrtimin e mundësive për bashkëpunim në projekte infrastrukturore, investime në agrobiznes, burime të rinovueshme të energjisë, turizëm, inovacione dhe teknologji moderne.