Janë disa produkte të cilat mund të anashkalohen ose zëvendësohen me disa të tjera…
Krem sysh
A jeni zgjuar ndonjëherë me sy të ënjtur dhe një mendoni se një krem topik është zgjidhja më e mirë? Mendojeni përsëri. Është po aq efektiv sa të përdorni një kompresë të zakonshme dhe të ftohtë, apo dhe feta të ftohta kastraveci, patatesh për të reduktuar inflamacionin përreth syve në mëngjes.
Primer
Edhe nëse grimi juaj ju rreshket në fund të ditës, pavarësisht përdorimit të primer-it, më mirë anashkalojeni atë. Në vend të kësaj, zëvendësoni pudrën nga pak gjatë ditës për t’u dukur e freskët.
Toniku
Nëse përdorni një pastrues fytyre dhe një krem hidratues me spf, atëherë s’keni pse harxhoni para për një tonik. Përveç kësaj, tonikët klasikë kanë një përmbajtje të lartë alkooli dhe mund të thajnë lëkurën tuaj. Në këtë rast, lëkura do të stimulojë akoma më tepër prodhimin e yndyrës, duke u bërë ndoshta më e yndyrshme se para përdorimit të tonikut.
Peneli
Nëse nuk jeni tip që bëni një grim ‘sy mace’, rimeli mund ta zëvendësojë perfekt penelin tuaj. Për të bërë atë pa penel, eksperti i grimit Franzino, sugjeron të fërkoni furçën në bazën e qerpikëve tuaj në bazën e qerpikëve për të krijuar një vijë të errët. Vazhdoni të bëni dhe disa shtresa për më shumë intensitet.
Fondotinta mbuluese
Nëse lëkura juaj ka probleme, mund të përdorni një korrektor ose një krem hidratues. Kështu do të kurseni edhe para për furça aplikimi.
Kthyesja e qerpikëve
Pasi rimeli juaj të jetë tharë, kapini qerpikët me gisht në bazën e tyre dhe shtyjini ato drejt vetullave tuaj. Kjo mund t’u japë atyre të njëjtën përkulje që do t’u bëjë edhe kthimi i tyre.
Comments are closed for this post.