Dëshmia e maqedonasit 23 vjeçar, i kidnapuar në Tiranë nga tre persona të cilët nën kërcënimin me armë kanë kërkuar 250.000 euro.

“Davor V. në polici ka deklaruar se ka qenë i detyruar nga Sokol M. (42) dhe Albert Xh. (41) dhe dy banorë të Tiranës të hyjë në makinë pasditen e 6 dhjetorit. Në kokë ia kanë drejtuar armën duke i kërkuar 250.000 euro, pastaj me forcë e kanë futur në makinë”.

Burime policore kanë konfirmuar se kanë marrë njoftimin se persona të armatosur kanë qarkulluar me makinë të tipit BMV dhe me forcë kanë futur një burrë në makinë.

Menjëherë janë angazhuar pjesëtarë të Njësitit special “Shqiponja”. Në paralajmërimin të ndalojë makinën, shoferi e ka rritur shpejtësinë, por më vonë është hasur në afërsi të selisë së Argjipeshkvisë së Tiranës.

Të arrestuarit i kanë hedhur poshtë akuzat se bëhet fjalë për kidnapim, por se kanë kryer presion që shtetasi maqedonas t’ua kthejë borxhin.

“Por i gjithë skenari i kidnapimit është zbardhur nga ana e policisë kur Davor V. e ka përmendur Subi E (50) nga Struga i cili ka luajtur rolin e ndërmjetësit mes kidnapuesve dhe familjes së Davorit për marrjen e parave”, thekson Ballkan ueb.

Dy shtetasve shqiptar u është shqiptuar masë e paraburgimit, derisa strugani do të mbrohet në liri nën akuzën “mosraportim të veprës penale”.