Kryeministri Zoran Zaev, në lidhje me rastin “Reket” tha se më 22 prill e kishte denoncuar atë që e kishte parë, gjegjësisht ajo që ishte publikuar nga Orce Kamçevi dhe nga ishte dorëzuar deri te Prokuroria Publike – video në të cilën nuk shihet Katica Janeva, por komunikim mes Boki 13 dhe Orce.

“Nuk mund ta akuzoni askënd paraprakisht, në fund hetimi i hapi momentet, e kështu erdhëm deri te gjendja e sotme e perceptimit se kush ku ka qenë dhe ku ekziston indikacion dhe mundësi që të jetë përgjegjës”,tha Zaevi.

Shtoi se nuk ka dashur që të ruajë e as të fshehë askënd dhe se detyra e parë e tij ishte që të denoncojë.

“Më ishte prezantuar videoja dhe katër bisedat të cilat janë bazë e mjaftueshme. Të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit, secili që ka indikacione duhet të hetohet seriozisht për shkak se vetëm ashtu jemi vend normal”, tha Zaevi, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas konferencës për shtyp në të cilën bëri të ditur se Oliver Spasovski do të jetë kryeministër i qeverisë teknike.