Prokuroria Themelore Publike deri te Gjykata themelore penale – Shkup, ka ngritur Akt paditës kundër tre personave. Njëri prej tyre akuzohet për vepër penale – Vrasje nga neni 123, paragrafi 1, kurse që të tre paditen për veprën penale – Vrasje nga neni 123 paragrafi 1 lidhur me nenin 19 (tentim) nga Kodi penal, njoftoi Prokuroria publike.

Ata akuzohen se më datë 31.08.2014, janë future në oborrin e një shtëpie në Haraçinë, ku ka jetuar tashmë I ndjeri Mevludin Bajrami dhe familja e tij. Njëri prej të akuzuarëve, duke shtënë nga armë zjarri- revole me qëllim i ka marrë jetën Mevludin Bajramit, kurse ka tentuar t’ia marrë jetën edhe një personi tjetër, vëllaut të viktimës. Dy të akuzuarit tjerë kanë shtënë në drejtim të nënës së viktimës dhe vëllaut të tij, duke u shkaktuar plagë me armë zjarri.