Në adresën elektronike të Ndërmarrjes Transportuese Publike (NTP) “Shkupi” është dërguar njoftim se do të vendoset bombë në autobusin e tyre. Për shkak të kësaj, të gjithë autobusët janë tërhequr nga qarkullimi.
Nga kompania konfirmojnë për sdk.mk, se kanë marrë një email kërcënues mbrëmë vonë dhe sot në mëngjes, sapo është parë të gjithë autobusët janë tërhequr nga qarkullimi dhe rasti është raportuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Qyteti është në kaos që nga mëngjesi i sotëm. Pasagjerët presin me orë të tëra autobusët në stacione dhe nuk arrijnë dot në vendet e punës. Ngasin vetëm transportuesit privatë, por ato janë në disa linja.
Tërheqja e autobusëve për shkak të kërcënimit me bombë nga kompania bëhet në të njëjtën ditë kur kryetarja Danela Arsovska njoftoi se autobusët do t’i parkojnë para Qeverisë dhe do të dalin në grevë sepse nuk u janë transferuar para për nxënësit dhe studentët dhe për këtë arsye nuk mund t’u paguheshin punonjësve.
Një ditë më parë vozitësit e NTP-së njoftuan se nuk do të vozisin derisa Arsovska t’u sigurojë para për paga për të gjithë muajt deri në fund të vitit.
Comments are closed for this post.