Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një paraqitje të tij ,i ftuar në emisionin “Çfarë nuk është e qartë”, tha se në zgjedhjet e ardhshme lokale, të cilat ai beson se do të shoqërohen me zgjedhje të parakohshme parlamentare, koalicioni VMRO-DPMNE dhe Aleanca do të fitojnë bindshëm ato informon Tetovasot.
Ai gjithashtu theksoi se megjithëse zyrtarë të caktuar të VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet e fundit punuan në favor të LSDM-së, strategjia e tyre prapë dështoi, ndërsa për shembull ai përmendi kryetarin e Kavadarcit, Mitko Jançev.
“Kryetari i Komunës së Kavadarit punoi për LSDM-në në zgjedhje, por në Kavadar LSDM humbi. Disa zyrtarë të VMRO-DPMNE-së punuan për LSDM-në për të krijuar përçarje në parti. Disa ish deputetë të VMRO-DPMNE-së punuan për LSDM-në këto zgjedhje. Pra, minimumi i VMRO-DPMNE-së në këto zgjedhje ishte 320,000 vota u shpreh Taravari
Tashmë ka pakënaqësi të madhe në LSDM, ka zhgënjim total brenda. Prandaj, vetë sondazhet do të tregojnë, vetë LSDM do të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare, së bashku me zgjedhjet lokale tha kryetari i komunës së Gostivarit.
Unë garantoj që zgjedhjet e ardhshme, koalicioni Aleanca-VMRO-DPMNE do të fitojë bindshëm. “Tre të katërtat e bashkive do të fitohen nga blloku i opozitës,” tha Taravari. TetovaSot
Comments are closed for this post.