Ministri Bujar Osmani thotë se 39 shtetas të Maqedonisë së Veriut që ndodheshin në Afganistan sot do të arrijnë në Shkup.

Ata ndodhen në Suidon të Britanisë së Madhe dhe kthene sonte në Shkup, ndërsa në Oslo të Norvegjisë ka shtatë shtetas të Maqedonisë.

Gjithsej 27 shtetas të Maqedonisë ndodhen në bazën ushtarake të SHBA-ve në Doha të Qatarit, ndërsa ende nuk dihet kthimi i tyre dhe po bëhen përpjekje shtesë me autoritet e Qatarit dhe me administratën e SHBA-ve për rikthim të tyre.

MPJ falënderoi aleatët dhe përfaqësuesit e tyre në Kabull të cilët u angazhuan për evakuim të sigurt, kurse shtetasit e Maqedonisë janë evakuuar nga Afganistani me përjashtim të disa personave të cilët do të tërhiqen pas përfundimit të obligimeve në punë.