Gjatë 24 orëve të fundit në Qendrat Covid në Shkup janë hospitalizuar 79 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga coronavirusi.

Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se gjithsej 592 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Covid-19 po mjekohen në repartet infektive në kryeqytet.

“Në 24 orët e fundit në shtëpi janë lëshuar 64 pacientë të shëruar. Kurse për momentin në Qendrat Interne dhe Klinikat Kirurgjike mjekohen 276 pacientë. Numri i pranimeve në ditët e kaluara është rritur dhe këtë mëngjes deri në orën 8 kishte 60 shtretër të lirë, dhe pritet që gjatë ditës pas ekzaminimeve të pacientëve të shëruar, vendet e lira të rriten”, thonë nga MSH.

Ata shtojnë se të gjitha departamentet infektive kanë oksigjen dhe mund të pranohen pacientë të cilët kanë nevojë për mbështetje oksigjenike.