Nga Prokuroria Speciale Publike, në njoftimin e lëshuar sot, kanë hapur dyshimet lidhur me kontrollin mbi përgjimet që i posedon kjo prokurori, nëse deri më 15 shtator nuk emërohet shefi i ri apo në rast se nuk gjendet ndonjë zgjidhje tjetër.
Nëse nuk arrihet të emërohet Prokuror i ri Special u.d. shef i PSP-së në mënyrë tjetër ligjërisht nuk zgjidhet statusi i PSP-së, pas 15 shtatorit të gjithë prokurorët –ndihmësit e Katica Janevës, me fuqi të ligjit, do të duhet të kthehen në prokuroritë nga kanë ardhur, mirëpo në PSP dë të vazhdojnë të punojnë rreth 70 të punësuar tjerë. Të gjithë ata që kanë vendime për marëdhënie pune deri më 15 shtator të vitit të ardhshëm do të jenë dëshmitarë të kësaj situate absurde: do të ekzistojë institucioni si i tillë pa shef, ndërsa me posedim të një numri të madh të përgjimeve. Nga këtu është ngritur edhe alarmi nga PSP-ja për urgjencën e zgjidhjes së këtyre hapësirave ligjore./Alsat
Comments are closed for this post.