Prokurorja e PSP-së, Elizabeta Josifovska, pas vendimit të Gjykatës Penale , ku shpallet i pafajshëm Dragan Pavloviq-Latas bashkë me vëllezërit e tij, tha se ata mbesin në qëndrimin se aktakuza për shtëpitë e paligjshme të tre shtëpive në Zelenikovë mbetet.
Ajo tha se për këtë vendim do të ngrisin ankesë.
“Ne mbetemi në qëndrimin se aktakuza ende mbetet. Për shkak se institucionet nuk kanë reaguar nuk mund të jetë bazë që ata të lirohen nga ndjekja penale”, tha prokurorja Josifovska.
Ndryshe, më herë gjyqtarja liroi Dragan Pavloviq-Latas dhe vëllezërit e tij nga aktakuza e PSP-së me arsyetimin se “është detyrë e inspektorëve ndërtimor ta zbatojnë ligjin, ndërsa për objektet nuk ka reaguar askush në shtet”.
Comments are closed for this post.