Protokolli për anëtarësim në NATO do të ratifikohet në Kuvend në kohën e duhur, pasi dje Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez u betua si kryeministër, duke i hapur rrugën edhe ratifikimit të mbetur të Protokollit, pas së cilës Maqedonia e Veriut do të bëhej anëtare e 30-të e Aleancës.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi thotë se protokolli do të ratifikohet deri më 12 shkurt, pas së formimit të qeverisë spanjolle, tani edhe ke ne është më lehtë dhe më të qartë procedura. Beson se nuk duhet të nxitohet për ratifikim të hershëm.

“Në këtë moment nuk ka nevojë të nxitohet për ratifikimin e parakohshëm. Propozimi i qeverisë është nën procedurë parlamentare dhe nuk ka asnjë indikacion se është e nevojshme të veprohet parakohe”, tha Xhaferi.

Të gjitha partitë parlamentare janë të gatshme të japin dritën e gjelbër në ratifikimin e Protokollit.

Artan Grubi i BDI-së thotë se Protokolli do të ratifikohet në kohën e duhur, duke lejuar vendin tonë të bashkohet me Aleancën në javët e ardhshme.

Nga ana tjetër, OBRM-PDUKM, Aleanca për Shqiptarët dhe Besa mbështesin ratifikimin e hershëm të marrëveshjes së anëtarësimit të Maqedonisë në NATO.