Grafa për “shtetësi” në certifikatat e lindjes, të kurorëzimeve dhe të vdekjes, prej sot do të plotësohet maqedonas/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut, thonë për MIA-nga Drejtoria për udhëheqje të librave amë.
Lidhur me reagimet në opinion për plotësimin e grafës në fushën shtetësi me viza të pjerrëta (/////), nga Drejtoria cekin se ajo ka ndodhur, sepse është dashur të zbatohet procedurë adekuate në sistemin elektronik për dhënie të certifikatave të të lindurve, kurorëzimeve dhe të vdekurve.
“Në pajtim me nenin 2 paragrafi 3 nga Ligji kushtetues për zbatim të amendamenteve nga XXXIII deri XXXVI të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në grafën e ‘shtetësisë’ në certifikatat e lindjes, kurorëzimeve dhe të vdekjes, të dhëna para dhe pas hyrjes në fuqi Marrëveshjes përfundimtare mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë, duhet të shkruhet maqedonas/qytetar i Republikës së Maqedonisë së veriut”, thonë nga Drejtoria për udhëheqje të librave amë.
Comments are closed for this post.