Drejtori i Doganës së Maqedonisë, Boban Nikollovski, në një intervistë për TV21 ka paralajmëruar që pika e përbashkët kufitare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë pritet të fillojë prej 1 marsit të këtij viti.
Në fillim të muajit shkurt, nga Sektori për marrëdhënie me publikun i Ministrisë për Punë të Brendshme kishin konfirmuar se nga muaji marsi i këtij viti do të fillojë zbatimi “OneStop” në pikën kufitare Bllacë – Hani i Elezit dhe Jazhincë – Glloboçicë.
“Lehtësime për tregtinë, përmirësim i konkurrencës së kompanive, ulje e kohës së pritjes në pikat kufitare dhe
siguri më e madhe në pikat kufitare dhe ulje e korrupsionit”, i numëroi si përparësi Nikollovski, duke theksuar se 95 % e punës është kryer nga Dogana e RM-së.
Pikat kufitare ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së fundmi janë ballafaquar me kolona të gjata nga të dy anët e kufirit. Punimet për finalizimin e procesit të krijimit të pikave të përbashkëta kufitare filluan në qershor të vitit të kaluar (2024)
Comments are closed for this post.