Më 5 maj të dalim dhe ta zgjedhim presidentin e ardhshëm të shtetit për të cilin detyrë e parë dhe e fundit është të punojë për popullin e vet, të punojë për të gjithë, president i cili nuk ka agjendë tjetër përveç se shtetin, qytetarët dhe një ditë më të mirë.

Një mesazh të tillë mbrëmë dërgoi kandidati presidencial i mbështetur nga LSDM dhe koalicioni Stevo Pendarovski dhe nënkryetarja e LSDM-së dhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në tribunën e organizuar në komunën Aerodrom të Shkupit.

Pendarovski të pranishmit i porositi se këtu në Aerodrom duhet të fitojnë në raundin e dytë. Thotë se pret në raundin e dytë dallim dhjetë herë më të madh se në raundin e parë.

Theksoi se e dinë se pse një pjesë e madhe e qytetarëve nuk dolën porositi se tani duhet të dalin për shkak të shtetit, pasi në të kundërt e kthejmë diktaturën dhe regjimin e familjes.

Pendarovski në përgjigjen e pyetjes prej të pranishmëve në tribunë premtoi se si president që më 13 maj do t’i nënshkruar të gjitha ligjet të cilat janë në interes të qytetarëve, ndërsa të cilat nuk i nënshkroi Ivanov dhe se në ambasadat do të dërgojë kuadro të cilët do të kenë njohuri dhe jo vetëm librezë partie.