Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) i ka publikuar emrat e të gjithë kandidatëve, me të cilët do të garojë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
PDSH me kandidatë të vet do të garojë në 13 komuna, ndërsa do të ketë edhe 16 lista për këshilltarë komunal.
Në Tetovë PDSH do të garojë me Sadi Bexhetin, ndërsa në komunat tjera si vijon:
Gostivar – Renata Elezi
Tearcë – Daut Emini
Bogovinjë – Dashmir Arifi
Brvenicë – Miqail Rasimi
Zhelinë – Medin Nazifi
Saraj – Ilir Krosi
Çair – Misin Gradinaj
Studeniçan – Azem Sadiki
Likovë – Hevzi Jashari
Dibër – Petrit Klenja
Strugë – Samir Murtezoski
Vrapçisht – Irfan Lushi.
Ndërkaq, me lista për këshilltar komunal PDSH kandidon në komunat në vijim: Kumanovë, Likovë, Qyteti Shkupit, Çair, Studeniçan, Shuto Orizarë, Saraj, Zhelinë, Jegunovcë, Tearcë, Tetovë, Bogovinjë, Brvenicë, Vrapçisht, Gostivar dhe Strugë.
Comments are closed for this post.