Akoma nuk dihet se kur do të fillojnë me punë çerdhet. Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse nesër sërish do të diskutojë për funksionimin e çerdheve. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe për Alsat tha se janë në pritje të rrumbullakimit të numrit të fëmijëve të cilët janë regjistruar dhe ç’regjistruar nga çerdhet dhe më pas të shqyrtohet modeli i funksionimit.
Ndërsa pritet një vendim konkret, Qeveria në seancën e fundit miratoi konkluzionin për të marrë në konsideratë mundësinë e ofrimit të mbështetjes financiare për punëdhënësit, përmes Fondit për Sigurim Shëndetësor ose përmes një pakete të re të masave ekonomike, për prindërit e fëmijëve të regjistruar në shkollë dhe deri në moshën 10 vjeç.
Comments are closed for this post.