Në repartet infektive në vend për momentin po kurohen 917 pacientë të prekur nga Kovid-19 dhe ka afro 290 shtretër të lirë në Kovid Qendrat, njoftoi Ministria e shëndetësisë. Gjatë 24 orëve të fundit në Kovid-Qendrat në Shkup janë hospitalizuar 28 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Gjithsejtë 350 persona të dyshuar dhe të konfirmuar me Kovid-19, po kurohen në repartet infektive në kryeqendër.
Gjatë 24 orëve të fundit, në klinikat interne ka pasur 8 pranime. Në Kovid Qendrën “8 Shtatori” ka pasur 13 pranime të pacientëve dhe 19 të tjerë janë pranuar në Klinikën Infektive, gjatë ditës së djeshme. Në Kozle ishin pranuar 5 pacientë. Gjatë 24 orëve të fundit në shtëpi janë lëshuar 23 pacientë të shëruar.
Comments are closed for this post.