Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut aktualisht ka 3.135 raste aktive me coronavirus, ku kryesojnë qytetet Shkupi dhe Tetova.
Në Shkup ka 1.053 raste aktive me coronavirus, në Tetovë-193, pason Gostivari me 370 dhe Kumanova me 193.
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 5.780 testime për coronavirus, ndërsa 588 raste kanë rezultuar pozitiv.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 159.269, prej të cilëve 150.613 janë shëruar, ndërsa 5.521 kanë ndërruar jetë.
Comments are closed for this post.