Kompensim edhe për gatë të cilat kanë amputim të ndërsjellë në gji vendoset me Rregulloren e re për listën për llojet e dëmtimeve trupore në bazë të të cilave merret e drejta e kompensimit në para dhe vlerësimet e dëmtimit, informojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale,
Siç sqarojnë nga Ministria, deri më tani të drejtën e kompensimit e kanë pasur vetëm gratë me amputim të njëanshëm dhe amputim radikal të ndërsjellë në gji.
“Vendosja e kësaj të drejte nga sigurimi invalidor pensional është në kërkesë të shumë Shoqatave të grave për luftë kundër kancerit në gji”, thonë nga MPPS.
Në Rregulloren e re që tani më është në fuqi vendoset edhe konfirmim i saktë në tabelë të intensitetit të llojit dhe vlerësimeve të dëmtimit trupor sipas intensitetit të llojit. Gjithashtu, thonë nga MPPS-ja, është përmirësuar edhe tërë teksti i vetë Rregullores./Zhurnal.mk
Linku i rregullores:
http://www.mtsp.gov.mk/content/pdf/2019pravilnici/Pravilnik_lista_telesni_ostetuvanja.pdf
Comments are closed for this post.