Presidenti i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në tubimin e sotëm parazgjedhor në Manastir tha se guximi është të vendosësh vija të kuqe dhe të luftosh për vendin dhe popullin tënd, dhe jo si Zaev të nënshkruajë gjithçka që do të vihet në tryezë, sepse atë që Zaevi e ka bërë për Bullgarinë deri më tani, as Lubço dhe as Car Borisi nuk e bënë së bashku.

Mickoski thotë se kur Zaevi mburret se merr vendime të guximshme, e gjithë Maqedonia i lutet që të mos jetë aq trim, sepse ajo që Zaevi e quan vendim guximtar është në të vërtetë një dëm për njerëzit dhe shtetin dhe se lumturia e Zaevit është fatkeqësia e Maqedonisë.

Mickoski theksoi se është guxim të luftosh për lumturinë e popullit tënd në mënyrë që ky vend të mos rrotullohet në po të njëjtin vend, 30 vjet në një rreth të mbyllur, por edhe të mos lejojë poshtërimin e njerëzve.

– Guximi është të luftosh për standarde, më shumë para për njerëzit, më shumë kushte për shëndetin, arsim më të mirë. Guxim ëstë të mos sillesh në një rreth për 30 vjet.Guxim është të luftosh kundër kriminelëve, pavarësisht se ku janë, nga vijnë dhe me kë janë. Guxim është të vendosim masa për gjërat që janë të rëndësishme, për ta bërë të qartë se deri ku mund të shkojnë kërkesat e atyre që duan të na nënçmojnë, tha Mickoski.