Ai theksoi se diku rreth 300 ligje, kryeministri Zaev dëshiron t’i kalojë në Kuvend për dy-tre seanca dhe kjo të jetë kusht dhe arsye për ta akuzuar opozitën për bllokim.
“Janë ligje të dëmshme. Në të gjitha ligjet që janë në interes të qytetarëve, partia jonë ka marrë pjesë”, tha Mickoski duke shtuar se do të vazhdojnë të përkrahin ligje të rëndësishme dhe se nuk mund të manifestohet dhuna kuvendare.
Mickoski thotë se Propozim-ligji i mbrojtjes do të mbështete vetëm nëse e heqin nenin e riemërimit të armatës për shkak se ai nen nuk ka asnjë lidhje me Marrëveshjen e Prespës dhe as me nevojat që Maqedonia të jetë pjesë e NATO-s.
“Ne s’do jemi pjesë e krijimit të një realiteti të gabuar. Askund në marrëveshje nuk kërkohet riemërimi i armatës. Ne ato ligje me dhunë institucionale nuk do t’i mbështesim”, tha mes tjerash Mickoski.
Comments are closed for this post.