Koordinatori i grupit të deputetëve të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski sot akuzoi shumicën në Kuvend se ka për qëllim të shtyjë 12 ligje të reja duke keqpërdorur kështu sërish flamurin evropian.

Ai kërkoi që ligjet duhet të shqyrtohen në procedurë të rregullt dhe se nëse nuk ndodh kështu do të bllokojnë Kuvendin.

“Në këtë mënyrë shumica ka për qëllim të miratojë ligje pa debat të hapur dhe diskutim mbi ligjet. Qeveria ka për qëllim t’i pamundësojë opozitës në Kuvend të japë vërejtje të argumentuara. LSDM dhe Zaev dëshirojnë që këto ligje të shkojnë pa diskutim”, tha Micevski.

Sipas tij, ndër ligjet që planifikohen të votohen nga shumica është edhe Propozim-ligji për kontroll të drogave, përkatësisht Ligji për marihuanë.

“Sa kam informacione, ky propozim-ligj nga Qeveria e Zaevit shtyhet për shkak të është në interes të familjes Zaev, të njohur nga biznesi me prodhim dhe ndarje të licencave.

për kultivim të marihuanës”, tha Micevski.