Ajo që është e harmonizuar në nivel partish është në nivelin e vullnetit dhe vendimit politik, por jo edhe të mekanizmave ligjorë, është përgjigjur ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq për “TV21”, i pyetur për pjesën e marrëveshjes mes LSDM-së dhe Alternativës që i referohet monitorimit të çështjeve gjyqësore.
“Politikanët nuk mund të zëvendësojnë rolin e gjyqësorit”, tha Mariçiq.
Ai përkujtoi se rasti “Monstra” është hapur për herë të dytë dhe është arritur sërish i njëjti përfundim, por ka theksuar se do të dëgjohet përgjigja nga Bashkimi Evropian.
“Është arritur pika e vullnetit politik për monitorim ndërkombëtar dhe këtë do ta kërkojmë nga BE-ja, do të shohim përgjigjen e tyre. Pikëpamjet e BE-së dihen deri më tani, por të paragjykojmë dhe çfarë do të na thonë tani varet prej tyre. Në rastin e korrupsionit të nivelit të lartë, kjo ndodhi përmes monitorimit të OSBE-së”, tha Mariçiq.
Comments are closed for this post.