Në përputhje me mendimin e Shtabin kryesor koordinues të krizës dhe të Qeverisë, jemi të përgatitur që të fillojmë mësimin me prani fizike për të gjithë nxënësit.

Siç sqaroi këshilltarja e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Dushan Tomshiq, përjashtim do të bëjnë nxënësit me sëmundje kronike, nxënësit të cilët kanë sëmundje kronike në familje si dhe nga shkaqe jomjekësore për të cilat do të vendosin shkollat.

Për këto nxënës do të ketë mundësi që mësimi të ndiqet online gjatë tërë vitit shkollor.

Tomshiq apeloi që të respektohen protokollet dhe potencoi se me to është paraparë që mësimi të zhvillohet me maskë në klasa, të realizohen ajrosje të shpeshta, pastrim dhe dezinfektim të klasave, korridoreve dhe hapësirave tjera në shkollë.

“Sa i takon orës së edukatës fizike, rekomandimi është që ajo të zhvillohet në të hapur nëse lejojnë kushtet atmosferike. Kjo orë do të mbahet pa maska, pa dallim se a është në oborr të shkollës ose në sallë të sportit. Në protokoll qartë theksohet se gjatë orës së edukatës fizike nuk duhet të ketë përzierje të nxënësve nga klasa të ndryshme, për çfarë shkollat duhet të përgatitis orare”, tha Tomshiq.

MASh-i mban në gatishmëri edhe dy skenarët e tjera, që nëse përkeqësohet situata epidemiologjike, të njëjtat t’i vë në zbatim