Këngëtarja me famë botërore, Rihanna ka blerë një pronë për 10 milionë dollarë në Beverly Hills.
Shtëpia e saj e re është ngjitur me atë që ajo kishte blerë për 13.8 milionë dollarë vetëm tre muaj më parë, gjë që do të bëjë që ajo të ketë në pronësi një hektar tokë në zonë sipas një raporti të martën nga The Hollywood Reporter.
Themeluesja e “Fenty Beauty” dhe “Skin” do të ketë shumë fqinjë të famshëm duke përfshirë Paul McCartney përtej rrugës ndërsa të tjerët në të njëjtën rrugë të qetë përfshijnë Mariah Carey, e cila ka dhënë me qira një pronë në atë zonë për vite me radhë dhe kohët e fundit, ato ndodhet edhe Madonna, shkruan DailyMail.
Prona e re e këngëtares dhe sipërmarrëses së industrisë së kozmetikës përmban katër dhoma gjumi ndërsa ndodhet në gjysmë hektari.
The Hollywood Rewporter raporton se prona nuk ishte kurrë në treg të hapur.
Comments are closed for this post.