Category: Maqedoni
Maqedoni 16.09.21 | 10:41

Simovski: Spekulimet për regjistrimin e bullgarëve janë çmenduri, asnjë person nuk i di të dhënat e mbledhura deri tani

“Tempi i regjistrimit është më mirë se sa e kemi pritur. Mesatarisht rreth 100 mijë njerëz në ditë regjistrohen”. Kështu tha drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave Apostoll Simovski, në emisionin “Utrinski Brifing”. Ai informoi se regjistrimi zhvillohet çdo kund dhe se nuk ka...

Maqedoni 16.09.21 | 10:39

Zaevi i përgjigjet Selës: Duhet të tregosh “pse” duhet të dorëhiqem, sepse ndryshe tregon dëshirë për pushtet

I pyetur nga TV21, kryeministri Zoran Zaev i është përgjigjur liderit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i cili dje në Click Plus tha se për shkak të tragjedisë në Tetovë duhet të japë dorëheqje edhe kryeministri. “Nuk kam ndonjë koment shtesë vetëm do të them se është i...

Maqedoni 16.09.21 | 09:49

Shilegov: Askush nuk do të përjashtohet nga procesi i decentralizimit

Kryebashkiaku i Shkupit i ftuar në emisionin “Magazina Ekonomike” tha se askush nuk do të përjashtohet nga procesi i decentralizimit, ose nga i gjithë hartimi i decentralizimit. “Teksti që po hartojmë është i gjithi transparent dhe i qasshëm për publikun”, tha Shilegovi. Sipas tij,...

Maqedoni 16.09.21 | 09:46

Sela: Lejet për kazino i jep ministri Fatmir Besimi

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në emisionin “Click Plus” në TV21, ka folur në lidhje me situatën politike në vend dhe zgjedhjet e ardhshme lokale. Në lidhje me akuzat e BDI-së se Arben Taravari nuk i mbyll kazinotë në Gostivar, Sela tha se lejet për hapjen e kazinove...

Maqedoni 16.09.21 | 09:45

Sot mbahet seancë e përbashkët qeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeveria e Republikës së Kosovës sot do të mbajnë seancën e parë të përbashkët qeveritare, që do të udhëhiqet nga kryeministri Zoran Zaev dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Para nisjes së seancës së përbashkët do të ketë ceremoni...

Maqedoni 16.09.21 | 09:44

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedonin e Veriut do të jetë stabil. Në pjesën lindore të vendit do të ketë kushte për reshje të shiut. Gjithashtu do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri 14 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në...

Maqedoni 15.09.21 | 21:20

Sela: Nuk na duhen ekspertë të huaj për t’i ditur emrat e viktiamve nga zjarri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në intervistën e tij për “245 analiza” tha se për fat të keq ende nuk dihen emrat e viktimave nga zjarri në Tetovë. Sipas tij, të paktën këtë autoritetet duhet të na njoftojnë dhe se këtë është dashur ta bëjë Ministria e Shëndetësisë...

Maqedoni 15.09.21 | 19:20

Regjistrohen 617 raste të reja në Maqedoni, humbin jetën 32 persona

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 4.621 testime janë regjistruar 617 raste të reja me coronavirus. Prej rasteve të reja 314 janë në Shkup, Kumanovë 47, Strumicë 29, Shtip 26, Kavadr dhe Kërçovë 19, Ohër 18, Veles, Sveti Nikole dhe Radovish 14, Resnjë 13,...

Maqedoni 15.09.21 | 16:25

Kuvendi i Maqedonisë miratoi ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Të gjithë fondet, ndërmarrjet publike dhe personat juridik që disponojnë me kapital shtetëror, në afat prej dy ditëve pas revidimit të Afatit të KSHZ-së, duhet ta njoftojnë Komisionin Anti-korrupsion se sa automjete kanë dhe cila është gjendja e tyre. Kjo është paraparë me propozim-ndryshimet...

Maqedoni 15.09.21 | 13:58

Carovska: S’ka indikacione për ndryshim të modelit në mësimdhënie

Ministrja e Arsimit, Milla Carovska sot deklaroi se incidenca e nxënësve të infektuar me koronavirus është shumë e ulët dhe se për momentin nuk ka indikacione për ndryshim të modelit të mësimit. Carovska theksoi se në rast se keqësohet gjendja epidemiologjike, institucionet janë të gatshme...

Maqedoni 15.09.21 | 12:24

Mexhiti: Po të isha në vendin e Zaevit, do t’i pranoja dorëheqjet

Deputeti i BDI-së, Izet Mexhiti ka komentuar sot dorëheqjet që pasuan pas tragjedisë në Tetovë. Thotë se po të ishte në vendin e kryeministrit Zoran Zaev do t’i pranonte të njëjtat. “Po të isha në vendin e Zaevit, do t’i pranoja dorëheqjet”, tha Mexhiti. Ka shtuar se “në Kuvend...

Maqedoni 15.09.21 | 11:48

Zjarr në një ndërtesë në Tetovë, evakuohen banorët e për shkak të tymit të madh

Zjarr në hapësirat e bodrumit në njërën nga ndërtesat e njohura si kompleksi i banesave në rrugën “Borçe Koçoski” në Tetovë ka ndodhur në mëngjesin e sotëm rreth orës 4:30, ndërsa për fat të mirë nuk ka viktima. Sipas informacioneve fillestare nga zjarrfikësi i Tetovës, shumë...

Maqedoni 15.09.21 | 11:06

ESHS Maqedoni: Janë regjistruar mbi 618 mijë qytetarë

Enti Shtetërorë për Statistika njofton se përfshi ditën e djeshme janë regjistruar gjithsej 618.120 qytetarë, 191.839 amvisëri dhe 257.099 banesa. Ndërkaq nga diaspora deri më tani, përmes aplikacionit online janë regjistruar 192.827 persona. Regjistrimi i Popullsisë dhe Amvisërive në...

Maqedoni 15.09.21 | 11:03

Zaev për Ditën e demokracisë: E ndërtojmë për barazinë e të gjithëve

Kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook dërgoi porosi me rastin e Ditës ndërkombëtare të demokracisë. Në vitin kur Republika e Maqedonisë së Veriut feston 30 vite pavarësi dhe pjesëmarrje të pavarur në jetën e bashkësisë së popujve, shkruan Zaev, e festojmë edhe parimin...

Maqedoni 15.09.21 | 09:56

Maqedoni: Dje janë aplikuar mbi 13 mijë doza të vaksinës anti-covid

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se procesi i vaksinimit po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në terren. Nga MSH thonë se janë aplikuar gjithsej 1.411.735 doza të vaksinës, ndërsa 647.769 qytetarë janë rivaksinuar. “Dje...

Maqedoni 15.09.21 | 09:20

Milloshovski: Edhe tragjedia e Tetovës do të zvarritet në labirintet e drejtësisë

Deputeti Milloshovski në emisionin “Programi 200” tha se nuk pret, ashtu si dhe të gjitha proceset e tjera, një zbardhje të rastit. Ai përmendi hetimin e drejtorit të Fondit Shëndetësor, Den Donçev, ku ka mbi 2 vjet që ai rast nuk merr një epilog përfundimtar. Milloshovski tha se edhe...

Maqedoni 15.09.21 | 09:09

Kuvendi i Maqedonisë, sot vazhdon seanca e 50-të

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në orën 12:00 vazhdon debati për seancën e 50-të, rendi i ditës të së cilës ende nuk është konfirmuar. Seanca dje ishte ndërprerë për shkak të lëshimit të sallës nga ana e deputetëve të opozitës, të cilët kërkuan para deputetëve...

Maqedoni 15.09.21 | 00:22

Hakerët kanë sulmuar procesin e regjistrimit në Maqedoni

Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Apostol Simovski, njoftoi sonte se uebfaqja e tyre është nën sulm të vazhdueshëm nga hakerat. “Sidoqoftë, nuk ka të dhëna atje. Qëllimi është ndoshta të parandalojmë përdoruesit të mos jenë në gjendje të gjurmojnë informacionin tonë. Në...

Maqedoni 15.09.21 | 00:02

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Do të ketë edhe vranësira lokale, si dhe do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri 14 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 26 deri...

Maqedoni 14.09.21 | 18:52

Mitrevski: OBRM-PDUKM po sillet në mënyrë johumane, e keqpërdor tragjedinë për pikë politike

Koordinatori i grupit kuvendar të LSDM-së, Jovan Mitreski në foltoren e Kuvendit theksoi se OBRM-PDUKM sot nuk tregoi asgjë të re dhe vazhdoi me sjelljen johumane. “Kjo që po e bëni është johumane, e shfrytëzoni mërzinë e qytetarëve për pikë politike”, u tha Mitreski deputetëve të...

Повеќе