Kryetari i Lëvizjes Besa dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në intervistën e ditës në TV Alsat, ka folur rreth zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen gjatë këtij viti por edhe qëndrimit të Koalicionit VLEN, se si do të shkojë në këto zgjedhje.
Kasami u shpreh se në kuadër të Koalicionit VLEN, dominon qëndrimi se duhet të shkohet bashkë në zgjedhjet lokale edhe me kandidatë për kryetar edhe me lista për këshilltarë.
“Unë besoj se ky do të jetë vendimi përfundimtar i Koalicionit VLEN”, nënvizoi Kasami.
Comments are closed for this post.