Paratë e para me emrin e ri të shtetit do të lëshohen në qarkullim në fillim të vitit të ardhshëm.
Siç njoftoi sot Guvernatorja e Bankës Kombëtare Anita Angelovska-Bezhoska, së pari do të lëshohen në qarkullim kartëmonedhat prej 500 denarësh, dhe pastaj ato prej 10 deanrësh.
“Paratë kanë një cikël natyror të përdorimit që do të merret parasysh kur të lëshohen në qarkullim kartëmonedhat e reja, por do të merren në konsideratë edhe nevoja për lëshimin e parave të reja”, tha Anegelovska-Bezhoska.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas prezantimit të projekteve makroekonomike të pranverës, guvernatorja vuri në dukje se kartëmonedhat e reja nuk do të jenë edhe në gjuhën shqipe, por për këtë do të bëhen konsultime shtesë në përputhje me kornizën ligjore dhe atë kushtetuese.
Angelovska-Bezhoska përmendi se për momentin paratë përmbajnë simbole nga kultura shqiptare.
Comments are closed for this post.