Autoritetet lokale të Gostivarit vendosën këtë vit për festën e ardhshme të Kurban Bajramit kafshët të shiten në tregun e kafshëve. Shitja në lokacione të tjera është e ndaluar dhe do të sanksionohet.

“Me qëllim që të ruhet pastërtia dhe të vendoset rend në shitjen e kurbanëve, Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me Ndërmarrjen “Progres tregjet”, si lokacion për shitjen e kurbanëve të Bajramit e caktoi Tregun e kafshëve që ndodhet në lagjen e Fazanerisë”, theksojnë nga shërbimi për informim.

Zakonisht para Kurban Bajramit, në Gostivar shitja e kafshëve bëhej në tregun e madh të qytetit dhe në parkingjet përreth. Ndaj shitjes së paorganizuar, paraprakisht pati ankesa për shkak të higjienës jo të mirë dhe bllokimit të komunikacionit. .