Gjermania e ka riklasifikuar Maqedoninë si zonë me rrezik të lartë për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve me koronavirus, me çka nga 22 gushti do të ketë rregulla të reja për hyrje në Gjermani.
Personat mbi moshën 12 vjeç të cilët janë të imunizuar plotësisht me vaksinë të miratuar nga Gjermania janë të lirë të hyjnë në vend, pavarësisht nga qëllimi i udhëtimit. Pjesa tjetër do të jetë në gjendje të hyjë në Gjermani vetëm nëse kanë arsyen e nevojshme, por së pari do të duhet të shkojnë në karantinë dhjetë ditore. Test PCR mund të kryhet jo më herët se pesë ditë pas hyrjes dhe rezultati mund të dërgohet përmes faqes së regjistrimit për hyrje në Gjermani.
“Të gjithë udhëtarët janë të detyruar menjëherë pasi të hyjnë në vend të shkojnë drejtpërdrejt në akomodimin e planifikuar dhe të qëndrojnë atje në karantinë gjatë gjithë kohës. Nuk lejohet pritja e vizitorëve. Në parim, kjo karantinë zgjat dhjetë ditë. Nëse ndërkohë dorëzoni dëshmi të vaksinimit ose shërimit përmes vendit të hyrjes, karantina përfundon para kohe”, thonë nga Ambasada gjermane në Shkup.
Gjermania deri më tani ka miratuar vaksinat Pfizer/Biontech, Moderna, AstraZeneka dhe Johnson&Johnson.
Comments are closed for this post.