Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup ka filluar fushatë me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit të publikut për mbrojtjen e sistemit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve nën moton “Bëhu i përgjegjshëm, vepro me ndërgjegje”.
Përdorim racional i ujit, informojnë nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup e mbron jo vetëm sistemin e furnizimit me ujë, por edhe të drejtën e çdo qytetari për furnizim normal me ujë.
“Ndryshimet klimatike ndikojnë në natyrën dhe burimet natyrore, siç është burimi i Rashçes. Rritja e temperaturave, periudhat e thata pa shi dhe dëborë kontribuojnë në nivele më të ulëta të burimeve natyrore, ndërsa përdorimi joracional dhe keqpërdorimi përmes lidhjeve të paligjshme dhe përdorimi i pakontrolluar i ujit kontribuojnë në varfërimin e burimeve dhe përçarjen e sistemit të furnizimit me ujë”, thonë nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup.
Detyra jonë, theksojnë ata, është të vendosim të jemi përgjegjës dhe të veprojmë me ndërgjegje në drejtim të përdorimit racional dhe të arsyeshëm të ujit në mënyrë që të ketë për të gjithë, sot, nesër dhe në të ardhmen.
Qytetarët do të jenë në gjendje ta raportojnë keqpërdorimin me sistemin e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve në:
– 02 3073 010, Qendra e kujdestarisë së informacionit;
– 02 3240 300, Drejtoria – [email protected]
– www.vodovod-skopje.com.mk
– www.facebook.com/jpvodovod.skopje.
Comments are closed for this post.