Në Maqedoninë e Veriut fundjava do të jetë me mot të nxehtë me temperatura tropikale. Temperaturat e mëngjesit sot janë regjistruar nga 14 deri 24 gradë, ndërsa gjatë ditës do të jenë prej 30 deri 40 gradë Celsius.
Në Shkup do të jetë ngrohtë dhe me diellë, gjatë pasditës me vranësira mesatare. Do të fryejë erë nga pjesa veriperëndimore, ndërsa temperaturat do të jenë deri në 37 gradë Celsius.
Të shtunën po ashtu do të ketë temperatura të larta, ndërsa gjatë pasdites në disa yona pritet të ketë reshje shiu dhe përkeqësim të motit në pjesën lindore dhe veriore. Ndërsa të dielën pritet të ketë rënie të ulët të temperaturave.
Comments are closed for this post.