Ish-deputetja Frosina Remenski sot para mediave njoftoi se do të kandidojë për kryetare të LSDM-së, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Në përputhje me rregulloren dhe afatet e LSDM-së dhe Komisionit për Zgjedhje në LSDM i dorëzova të gjitha dokumentet për kandidaturën për zgjedhjen e kryetarit të LSDM-së”, njofton Remenski.

Ajo tha se pres që në ditët në vijim sipas rregullores Komisioni të konfirmojë kandidatët, me çka do të fillojnë aktivitet me anëtarët e LSDM-së.

Ajo tha se vendimin e ka marrë duke pasur parasysh aktivitet e plota shoqërore dhe partiake në LSDM kur kjo parti ishte në gjendje të keqe opozitare, kur kjo parti merrte vendime serioze.