Parlamenti Evropian miratoi Rezolutë në të cilën kërkohet që BE-ja të fillojë negociata aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë. Vendimi i javës së kaluar të anulohet, vlerësohet si gabim strategjik i cili e prish kredibilitetin e Unionit dhe jep mesazh negativ deri tek vendet kandidate. Në linjë të njëjtë është edhe eurokomisarin Johanes Han i cili dje sërish e kritikoi qëndrimin negativ të Francës dhe refuzimin e liderëve evropianë për të sjell vendim për fillimin e negociatave aderuese, duke vlerësuar se pasojat për dy vendet dhe për rajonin mund të jenë katastrofike. Ambasadori francez në vend, Kristijan Timonie megjithatë, thotë se nuk është vetëm Franca përgjegjëse, por edhe ato vende të cilat kanë lënë hapësirë për shpresë se vendimi do të jetë kompensim për Marrëveshjen e Prespës, përcjellë KOHA.

Parlamenti Evropian në rezolutë thekson se vendimi i tillë hap mundësi që faktorë të tillë të huaj, aktivitetet e të cilëve ndoshta nuk janë në linjë me vlerat dhe interesat e BE-së të angazhohen në mënyrë më aktive dhe ta imponojnë ndikimin e tyre në këto dy vende. Parlamenti Evropian thekson se reformat e procesit të zgjerimit që i kërkojnë disa vende nga BE-ja nuk duhet t’i pengojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të cilat tani më i kanë realizuar kushtet që janë kërkuar prej tyre.

Në proces nuk duhet të ndikojnë as çështjet e brendshme politike, në vendet anëtare. Maqedonisë së Veriut i shprehet mirënjohje për zgjidhjen e, siç thekson, çështjet e rënda bilaterale me fqinjët, ndërsa Shqipërisë për reformat e zbatuara gjyqësore.

Para se Parlamenti ta sjell Rezolutën, eurokomisari për zgjerim, Johanes Han sërish ashpër e kritikoi qëndrimin negativ të Francës dhe refuzimin e liderëve evropianë për të sjell vendim për fillimin e negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke vlerësuar se pasojat për dy vendet dhe për rajonin mund të jenë katastrofike.

Ai në një intervistë për agjencinë austriake APA thotë se pas vendimit negativ të liderëve të BE-së hapet pyetja se a bëhet fjalë për veto të përhershme nga Franca për zgjerimin.

“Sinqerisht thënë pas vendimit të Këshillit të BE-së, ne jemi të pafuqishëm.Megjithatë, duhet të kenë parasysh se 25 vende u deklaruan për hapjen e negociatave”, thekson Hani, duke dërguar kritika për parimin për sjellje të njëzëshme të vendimeve në Këshillin e BE-së, që sipas tij deri më tani disa herë u tregua si joefikas.

Hani thotë se presidenti francez Emanuel Makron kërkon që BE-ja paraprakisht të zbatojë reforma të brendshme gjë që është mbështetur edhe nga disa anëtare të tjera. Por, kjo sipas eurokomisarit, mund të realizohet dhe paralelisht me procesin e anëtarësimit të shteteve kandidate.

“Edhe njëra edhe tjetra do të zgjasin me vite dhe nëse e ndjekim rrugën e Makronit dhe do të shkonim një pas një kjo në praktikë do të nënkuptonte se perspektiva për anëtarësim në BE mund të bëhet realitet pas 30 viteve. Ndërsa, kjo nuk do të ishte kurrfarë perspektive e as nxitje për reformat”, vlerëson Hani.

Eurokomisari për Zgjerim vlerëson se dukshëm Franca për momentin nuk dëshiron kurrfarë zgjerimi të BE-së, ndërsa paralajmërimet se kjo çështje përsëri do të shqyrtohet gjatë kryesimit kroat është “rrëfim i pafund”.

Ai dërgon porosi deri te Parisi zyrtar se pranimi i vendeve të reja anëtare nuk është proces revizibil duke theksuar kriteret e Kopenhagës. Ekziston mundësia që negociatat të ndërpriten, nëse konfirmohet regresi i vendit kandidat.Ambasadori francez, Kristian Timonie sot në konferencë për shtyp që e ka caktuar me qëllim që të përgjigjet në të gjitha pyetjet e gazetarëve pas “jo”-së franceze për vendimin për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, theksoi se ua ka transmetuar në Paris autoriteteve, emocionet e fuqishme dhe zhgënjimin që ndjehet në vend pas Samitit të BE-së në Bruksel.

Timonie theksoi se gjeopolitika i ka tejkaluar pritjet reale dhe në opinion është “krijuar përshtypje se Marrëveshja e Prespës është kushti i vetëm për fillimin e bisedimeve”.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse janë të ndërgjegjshëm autoritetet e tij në Paris për atë çka kanë bërë në vend, Timonie deklaroi se në qershor Bundestagu nuk ka qenë i gatshëm, BE-ja ishte në proces të zgjedhjeve, ndërsa gjatë verës, siç tha, “në mënyrë misterioze në njëfarë mënyre u paraqit ideja se vendimi do të jetë kompensim për Marrëveshjen e Prespës”.

“Ka ndodhur ndryshim i çuditshëm. Unë si vëzhgues jam pyetur shpesh herë si nga vlerësimi objektiv i axhendës kaluam drejt pikave pozitive dhe të dobëta të çmimit për marrëveshjen e arritur, nga aspektet teknike, fundamentale, që janë kushte për fillimin e bisedimeve jemi gjendur në situatë që të merremi me çështje nga gjeopolitika. Kjo nuk ka qenë perspektiva franceze. Aspektet gjeostrategjike janë të rëndësishme, por ka pasur zhvendosje të çuditshme të vëmendjes, e cila më shumë prek te marketingu politik, sesa në diskutimet diplomatike”, tha Timonie.

Në pyetjen që të japë koment si vendet-tjera anëtare të NATO-s kanë vlerësuar se reforma ka se ato vazhdojnë dhe janë në drejtim të duhur, ndërsa vetëm Franca nuk e ka parë këtë. Timonie thotë se asgjë nuk ka përfunduar, para nesh është Samiti në Zagreb, ndërsa presidenti Emanuel Makron i ka pranuar reformat që janë bërë, por ka bërë të ditur se nevojitet metodologji e re për zgjerimin që të jenë të gatshëm edhe BE-ja edhe vendet-anëtare.