Miliarderi themelues i PrettyLittleThing i propozoi të dashurës së tij modele, Nada Adelle, në një ceremoni ekstravagante me një unazë diamanti 21 karatësh, që kap vlerën e 2 milionë dollarëve bëjnë të ditur mediat britanike.
Propozimi për martesë u bë në godinën e Teatrit të Operas Monte Carlo, të cilin ai e kishte marrë me qira pikërisht për këtë moment.
Umar e mbushi teatrin historik me 10 mijë trëndafila, dhjetëra qirinj e 25 muzikantë luajtën muzikën e “E bukura dhe bisha”, ndërsa 27 vjeçarja Nadia hyri në teatër.
Nada kishte veshur një fustan të bardhë që kushtonte 2 500 dollarë, ndërsa Umar një kostum mbi 5 mijë dollarë dhe një orë “Patek Philippe” që kushton 1 milion dollarë.
Familja e Umar e nisi biznesin nga një kioskë e vogël Manchester për t’u bërë multimilionerë.
Comments are closed for this post.