Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska sot theksoi se te tri klasat e para të cilat në mënyrë dominuese fillojnë me prani fizike, do të mund të shfrytëzohen të gjitha potencialet që mësimi të organizohet në dy ndërrime, gjegjësisht të ndahen nxënësit në grupe. Klasat tjera, sqaroi ajo, do ta fillojnë mësimin me grupe më të vogla se 20 nxënës.

Carovska sqaroi se nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e tretë fillojnë me prani fizike për shkak të zhvillimit të motorikës, mësimit të shkrim-leximit dhe pse për herë të parë përballen me sistemin arsimor, dhe do t’iu mundësohet që të shfrytëzohen të gjitha potencialet, hapësinore dhe kadrovike, të organizohet mësimi në dy ndërrime dhe t’i ndajnë nxënësit në grupe.

“Nga klasa e katërt deri në klasën e nëntë dhe nga viti i parë deri në vitin e katërt fillimisht ata vetë duhet të kenë grupe më të vogla se 20, të kenë kushte hapësinore për të gjithë, dhe të mund ta organizojnë mësimin. Riorganizimi ndryshe tani për momentin mund të bëjë përsëri rrezik të rritur te nxënësit dhe më tutje te e gjithë popullata, sepse megjithatë numri i nxënësve në atë shkollë tregon se është mjaftueshëm i madh dhe i tejkalon kërkesat themelore të protokollit për zbatimin e mësimit me prani fizike”, tha Carovska në konferencën për media në përgjigjen e një pyetje.

Sipas ministres Carovska, është me rëndësi që mësuesit të jenë partnerë në gjithë këtë proces, sepse, sqaron, pikërisht ata janë themeli mësimit cilësor.

“Pikërisht për këtë sot u takova me mësuesit dhe në vazhdimësi do të takohem sepse ata janë themeli i mësimit cilësor. Ata janë mjeti kryesor të cilin e ofrojmë si sistem. Pikërisht për këtë konsideroj se edhe me motivim por edhe me trajnime, me ndjekjen dhe me pjesëmarrjen e Inspektoratit Shtetëror të Arsimit si dhe me prani të këshilltarëve të Byrosë për Zhvillim të Arsimit do të ndiqet cilësia e mësimit dhe mbajtja e orëve të mësimit”, tha ministrja.

Platforma e vetme kombëtare për mësim nga distanca, siç theksoi Carovska, do të ofrojë mundësi që të shihet se cili nga mësuesit është i përfshirë në sa periudhë kohore.

“Gjithashtu edhe me prani fizike të ekipeve nga Ministria e Arsimit, Byroja për Zhvillim, Inspektorati Shtetëror i Arsimit do të ndiqet cilësia e mësimit dhe prania e mësuesve. Në këtë plan të cilin Qeveria e miratoi thuhet se mbahet evidencë e pjesëmarrjes së nxënësve në e-ditar dhe për mësim onllajn dhe për prani fizike, mbahet evidencë edhe për praninë e mësuesve në vendin e tyre të punës”, tha Carovska.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për media tha se për çdo ditë ndiqet situata nga ana e Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse, i cili tregon se a janë përmbushur kushtet që të fillohet me prani fizike. Madje edhe për tri klasat e para ku rekomandohet prani fizike, Filipçe theksoi se nevojitet leje nga prindi