I akuzuari i parë në rastin “Reket” Bojan Jovanovski-Boki 13 në seancën e sotme gjyqësore deklaroi se ndjehet si i burgosur politik dhe se e vërteta për rastin do të dihet vetëm nëse ka proces të drejtë.

Nëse Gjykata sjell vendime nën presion, siç theksoi ai, nuk e përjashton mundësinë që të fillojë grevë urie.

“E lus Gjykatën që të sjellë vendime pa kërcënime dhe presione anësore. Sot dërgova letra deri te ambasadorët e SHBA-së, BE-së dhe Francës, Bërns, Zhbogar dhe Timonie, si dhe deri te Komiteti i Helsinkit dhe kërkova vizitë të tyre në burg”, tha Jovanovski para gjykatësve.

Ai u ankua për gjendjen shëndetësore dhe pozitën e pabarabartë para Kushtetutës dhe ligjeve. Deri në këtë moment, siç tha, nuk ka vërejtje për Këshillin Gjyqësor edhe pse, siç shtoi, ndjehet si person te i cili trajnohet drejtësi.

Pas kësaj Jovanovski mori rekomandim nga gjykatësja Vaska Nikollovska -Masevska që të ankohet deri te institucionet. Ajo i tha se i vlejnë shënimet mjekësore në të cilat thuhet se ka probleme shëndetësore, por nuk janë aq shumë të mëdha.

Prokurorja Elizabeta Josifovska gjatë dëshmimit të saj të sotëm për rastin “Reket” tha se e kishte nënshkruar mendimin pozitiv për kthimin e pasaportës së Jordan Kamçevit, i akuzuar në lëndën e Prokurorisë Speciale Publike “Perandoria”, me urdhër të ish prokurores speciale publike, Katica Janeva.

Në PSP, siç tha Josifovska, ishte përgatitur procedurë në të cilën të punësuarit i dorëzojnë të gjitha dokumentet deri te kabineti i Janevës dhe pasi nga shërbimet do t’i merrnin prapa domethënë se Janeva i kishte lejuar, ndërsa ajo dhe prokurorja Lençe Ristovska i kishin nënshkruar kur Janeva mungonte.

Më 2 maj, siç shtoi, pikërisht për këtë e kishte nënshkruar mendimin me të cilin hyn në fuqi kërkesa e mbrojtjes që të jepet pajtueshmëri për dhënien përkohësisht të pasaportës për të akuzuarin Kamçev.

“Dokumenti nuk arriti në mënyrë të zakonshme përmes shefit të kabinetit të Janevës, por ma solli një bashkëpunëtor profesional i cili punonte në ekipin e prokurores Lile Stefanova. Pasi nuk erdhi nga shefi i Kabinetit, Sanja Dimoska më tha se ishte ftuar dhe i kishin thënë që ta përgatiste mendimin publik dhe të ma dorëzojë”, tha Josifovska.

Ajo menjëherë e kishte kontaktuar Stefanovën me telefon, e cila i kishte thënë se nuk është e njoftuar, pas çka kishte kontraktuar me telefon edhe me Dimoskën. Dimoska i ishte përgjigjur se ia kishin dorëzuar lëndën me urgjencë me urdhër të Janevës. Edhe pse Stefanova ishte kundër, theksoi, nuk kishte zgjedhje dhe duhej që ta nënshkruante mendimin. Në dokument nuk guxonin të ndryshonin asgjë që është thelbësore, por vetëm të përmirësonin gabime teknike të cilat i kishin bërë. Si shpjegim për kërkesën për pasaportën qëndronte se Kamçevi duhet të shkojë në Axhibadem në Turqi dhe në një trajnim.

Deri më tani përveç Jordan Kamçevit në gjykatë për rastin “Reket” dëshmuan edhe bashkëshortja e tij, Ana Kamçeva, biznesmenë, ish gazetarë në 1 TV, si dhe ndihmësja e shtëpisë së të akuzuarit të parë,. Bojan Jovanovski – Boki 13.

Gjykimi për rastin “Reket” vazhdon më 20 janar.