Kandidatët për kryetarë të qytetit të Shkupit, Çairit dhe Gostivarit, u shoqëruan në Çarshinë e Vjetër të Shkupit dhe biseduan, siç thonë ata, për bashkëpunimin e ardhshëm mes tyre.

Shkupi po ndryshon, është koha që të bëjë edhe Çairi, tha kandidati për kryetar komune nga AA, Bekim Sali.

Sot në Çarshinë e Shkupit e prita kandidaten e pavarur për kryetare të Shkupit – me shumë gjasë kryetare e ardhshme, Danella Arsovska, dhe mikun tim nga Aleanca për Shqiptarët, kryetarin e tanishëm dhe të ardhshëm të Gostivarit, Arben Taravari.

Duke i gostitur me qebapët tradicionalë, kishim mundësi edhe të bashkëbisedojmë për bashkëpunimin tonë në të ardhmen. Veçanërisht biseduam për mundësitë që i ofron Qyteti i Shkupit për komunat e Shkupit dhe për qytetarët tanë në këto komuna. Këto ditë do të kemi lajme edhe më të mira, edhe më konkrete. Shkupi po ndryshon. Rendin e ka edhe Çairi.