Komisioni parlamentar për çështje evropiane në të cilin duhej debatuar rreth Propozim ligjit për regjistrimin e popullsisë, është anuluar.
Zyrtarisht nuk është kumtuar arsyeja e anulimit të komisionit në fjalë, por vetëm është hequr nga aktivitete e sotme të Kuvendit.
Grubi për anulimin e Komisionit: Nuk siguruam përfaqësues të BE-së për Raportin e KE-së
Arsyeja e anulimit të seancës së sotme të Komisionit për çështje evropiane është ajo që Komisioni nuk arriti të sigurojë përfaqësues të Misionit të BE-së, as edhe të ftojnë përfaqësues të korit diplomatik dhe mysafirë tjerë, duke pasur parasysh se krahas Propozim- ligjit për regjistrim në rend dite është edhe Raporti i KE-së.
Comments are closed for this post.